
TIRANË- Polici që vrau kolegun tek komisariati 3, Ludjan Zaimi është dënuar me 35 vite burg ditën e sotme. Sipas deklarimeve viktima, Caush Saliasi e bullizonte Zaimin dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që ai shkon deri në këtë veprim ekstrem.
Ludjan Zaimi, efektivi 25- vjeçar që nuk duroi dot shakatë e talljet e kolegut të tij Çaush Saliasi dhe e vrau në derën e komisariatit numër tre. Për viktimën, Zaimi ka thënë se fillimisht ka pasur marrëdhënie shoqërore me të, por më pas janë konfliktuar.
Ekspertiza mjekoligjore është parë e nevojshme pasi në banesën e Zaimit janë gjetur edhe medikamente që përdoreshin për kurim prej tij, për shkak të probleme psikike që kishte shfaqur. Ai kurohej me antidepresantë “seroquel”, medikament që përdoret për të kuruar çrregullime dhe probleme të tjera të rënda të shëntit mendor, si skizofrenia e çrregullime bipolare.
Zaimi e kishte planifikuar vrasjen e kolegut që shërbente për më shumë se 20 vjet në radhët e Policisë së Shtetit.
Prej kohësh ai ankohej për daljen në shërbim me të, tregonte se Saliasi e bullizonte, e shante, e quante ‘qorr’ dhe nuk ia kursente as personat e familjes