Transmetuar më 15-09-2023, 14:41

Detaje të reja nga vrasja tragjike e shqiptarit në Greqi.

Sot një 40-vjeçar shqiptar me origjinë shqiptare është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Pire të Greqisë. Autori i vrasjen një 68-vjeçar e ka qëlluar një herë në kokë dhe më pas është kthyer për dhe e ka qëlluar për herë të dytë për të përfunduar vrasjen.

Banorët e zonës janë shokuar nga ngjarja dhe janë shprehur se e njihnin vrasësin dhe se ishte një përson që shpesh krijonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme. Fqinja e 68-vjeçarit ka treguar se shqiptari e humbi jetën për një vend parkimi.

“Rreth orës 1 e çerek dëgjuam të shtëna. Shpërthimi ishte shumë i fortë. Dëgjuam zëra”, shpjegon gruaja për “Protothema”.

Një tjetër banor tregoi se autori “ka 16 vite që lufton me të gjithë, duke u krijuar probleme të gjithëve. Ai nuk është i çmendur, ai është i keq”, shton ai. “I thanë se parkingu është privat dhe ai nuk e merrte vesh”, shtoi ai.

Viktima ishte një punonjës i biznesit dhe dy burrat raportohet se kanë pasur debate të shpeshta. Sipas raportimit, sherri ka nisur në parkingun, ku 68-vjeçari e ka qëlluar një herë në kokë, por më pas është kthyer dhe e ka qëlluar për herë të dytë për ta përfunduar. Pas ngjarjes 68-vjeçari është dorëzuar në Policinë Greke. Mësohet se viktima me origjinë shqiptare, rreth 40 vjeç, është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneio-s, ku fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.