Transmetuar më 15-09-2023, 14:04

Lajmet ndjekin njëri-tjetrin për skandalin seksual që ka përfshirë Real Madridin. Në fakt është identifikuar emri i njërit prej katër futbollistëve të rinj spanjollë nën akuzë (tre prej të cilëve u arrestuan nga Garda Civile) për shpërndarjen e një videoje me përmbajtje seksuale me një të mitur nën 16 vjeç.

Garda Civile nuk e ka ndarë ende identitetin e të dyshuarve, por sipas burimeve autoritative të “Gran Canaria”, emri i një prej katër futbollistëve është i Raul Asencio. Spanjolli, i lindur në vitin 2003, është një nga lojtarët e Castilla (Real Madridi B) dhe u ftua në kombëtare për herë të parë vitin e kaluar nga Spanja U-19.

Raúl Asencio is Real's Next Sergio Ramos... - YouTube

Raul Asencio, qendërmbrojtës, e ka kaluar pothuajse të gjithë karrierën e tij të re në futboll te Real Madridi, duke filluar nga Las Palmas dhe bashkuar me “Los Blancos” në moshën 14-vjeçare. Në momentin e videos seksuale të shpërndarë ai ishte te Real Madridi C, skuadra e tretë e klubit të bardhë, që luan në nivelin e pestë të kampionatit spanjoll.

Rikonstruksioni i ngjarjeve të siguruara nga mediat spanjolle përkon me lëvizjet e lojtarit, i cili ndodhej në të njëjtën dhomë ku është regjistruar video.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd