Transmetuar më 15-09-2023, 13:23

Milani është gati për ta përballuar supersfidën ndaj Interit, derbi i parë i këtij sezoni mes dy skuadrave milaneze, kryesuese me pikë të barabarta. Ky derbi i Madoninës ka një mijë kuptime, është me rëndësi të madhe për sa i përket renditjes dhe më gjerë.

Kapiteni kuqezi, Davide Calabria, foli ekskluzivisht për mikrofonat e “Sportmediaset”: "Do të jetë një sfidë e madhe. Ne duam të fitojmë, arrijmë më mirë se në derbin e fundit. Kam besim, sepse skuadra është e etur".

Kapiteni shtoi për Leao: "E shoh më të pjekur si lojtar, shumë më të vëmendshëm në çdo situatë loje. Sidoqoftë, ende duhet të përmirësohet".

Mbi Milanin e rinovuar thuajse tërësisht nga merkatoja e verës: “Mendoj se shumëçka ka ndryshuar në skuadër, jam pozitiv, sepse nuk duhet të mendoj për asgjë tjetër, përveçse të luaj. Nuk më pëlqen të flas herët, mendoj se është e drejtë të mbërrijmë me qetësi në derbi, sepse është një lojë e tillë dhe sado je i pjekur, ndjen emocione.

Lojtarët e rinj e kanë kuptuar se cili do të jetë derbi, e kanë kuptuar edhe nga ndeshjet e luajtura tashmë me tifozë në shtëpi dhe jashtë. Krahasuar me shumë skuadra të tjera në botë, ne jemi vërtet të ndjekur nga shumë tifozë dhe të mbështetur në stadium në mënyrë të patëmetë. Derbi është i rëndësishëm, do ta shijojnë nga minuta e parë deri në të fundit”.

Një Milan ndryshe, ndoshta më i mirë se në të kaluarën, i cili me përforcimet e reja ka gjetur cilësi: "Kanë ardhur lojtarë të fortë, që janë funksionalë në lojën tonë dhe janë përshtatur shumë. Kjo është një gjë pozitive, sepse ndihen menjëherë mirë. Ne i mirëpresim dhe po japin gjithçka për t’i ndihmuar”.

Por kuqezinjtë do të mund të përfitojnë edhe nga talenti i madh i Leaos, i cili mungoi në derbin e Ligës së Kampionëve, gjë që e pengoi “Djallin” të ëndërronte finalen kundër Manchester City. Goli i fundit i kuqezinjve në kampionat erdhi nga kombinimi Calabria-Leao:

“Ne kishim disa muaj që flisnim për këtë ndeshje, jam i lumtur që arriti të shënojë një gol të tillë. Shpresoj se mund të shënojë më shumë. Ai është një djalë i artë dhe po bën gjithçka që mundet për ta ndihmuar ekipin. Jam i sigurt se do të vazhdojë kështu”.

Kërcënimi i madh nga llogorja tjetër quhet Lautaro Martinez: "Lojtar i madh, mund të flas vetëm mirë për të. Ai po bën shkëlqyeshëm, na ka vënë në vështirësi, do të përpiqemi që ta kufizojmë sa të mundemi atë. Besoj se jemi gati ta përballojmë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd