Transmetuar më 15-09-2023, 10:14

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, po shijon famën dhe dashurinë jashtë shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’.

Artisti shihet kudo me partneren e tij, Kiara Tito, si për të treguar se dashuria e tyre është ende aq e madhe sa ishte edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E në jetën reale, çifti ka bërë çdo gjë zyrtare, si me familjen ashtu edhe me shoqërinë. Duket se edhe Luizi ka krijuar miqësi me shoqet e moderatores së njohur, aq sa janë bërë edhe ‘fansa’ në një farë mënyre.

Kjo e tregon edhe postimi që bëri një ditë më parë Luizi, teksa shihet Liesa, shoqja e Kiarës duke dëgjuar një këngë të Luizit.

‘Ju përshëndes me kunatën’ shkruan Luizi krah videos.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd