Transmetuar më 15-09-2023, 09:08

Neil Ruddock, ish-mbrojtësi i famshëm i Liverpool-it dhe i kombëtares së Anglisë, ka rrëfyer se në një rast ka defekuar (ka kryer nevojat personale) në banjën e arit të Sadam Huseinit, diktatorit që ishte president i Irakut midis viteve 1979 dhe 2003, i cili u var më 30 dhjetor 2006, pasi u dënua për krime kundër njerëzimit.

"Razor" udhëtoi drejt Irakut për të brohoritur trupat britanike, i shoqëruar nga dy modelet e Playboy, Jo Guest dhe Leah Newman. Ish-futbollisti vizitoi një bazë britanike në Bagdad, që më parë ishte pallat i diktatorit Sadam Husein.

Duke vizituar pallatin, Neil Ruddock shfrytëzoi rastin për të përdorur tualetin e famshëm të artë të diktatorit, i shoqëruar nga Leah Newman, me të cilën u martua në vitin 2013. "Këtë na e kishin thënë më parë dhe sapo e gjetëm, i kërkova Leah të largohej nga dhoma.

Pse? Sepse doja ta dhi*ja Sadam Huseinin. Nuk më duhej ta pyesja dy herë, – thotë Neil Ruddock në autobiografinë e tij. – Kur isha në gjysmë të rrugës u ndjeva vetëm, kështu që e pyeta Leah nëse mund të vija dhe të bëja një foto duke lexuar gazetën në atë moçal (tualetin e artë). Ajo ra dakord me shumë dashamirësi”.

Por historia e Ruddock dhe Leah Newman në ish-rezidencën luksoze të Sadam Huseinit nuk mbaroi me kaq: "Sapo lava duart, shkuam në dhomën e gjumit ngjitur me banjën e artë të Sadamit dhe, vetëm për të qeshur, e shtyva Leah në shtrat. Kështu, Leah më në fund iu nënshtrua hijeshisë sime (asnjë grua nuk mund t’i rezistonte për një kohë të gjatë) dhe kur mbërritëm në Angli, filluam të takoheshim”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd