Transmetuar më 15-09-2023, 06:48

Ja parashikimet e horoskopit për ditën e sotme, e premte 15 Shtator 2023 shenjë pas shenje nga astrologu Paolo Fox dhe përkthyer nga noa.al.

Dashi:

Ditët e fundit kanë qenë mjaft problematike për të lindurit e shenjës tuaj. Stresi dhe lodhja ju kanë vënë në sprovë dhe tani jeni në një gjendje shumë të pakëndshme. Shfrytëzojeni këtë ditë për të rimbushur "bateritë" tuaja me energji të mjaftueshme.

Demi:

Ka shumë të ngjarë që, edhe nëse nuk kërkoni një shpirt binjak, diçka e papritur do t’ju ndryshojë ekuilibrin. Për momentin prioriteti juaj mbeten çështjet ekonomike dhe ndërkohë, disa vështirësi financiare duhet të zgjidhen sa më parë.

Binjakët:

Gjendje pozitive astrologjike që ju mundëson një rikuperim të shkëlqyer në këtë ditë të fundit në prag fundjave. Është më mirë për ju që t’i merrni gjërat lehtë dhe të lini veten të hidhet pas një motivimi të ri.

Gaforrja:

Keni jetuar ose po jetoni aktualisht një histori ku jeni shumë të përfshirë. Ju duhet kohë përpara se të merrni vendime. E nga ana tjetër duhet të keni më shumë qartësi me zemrën tuaj përpara se të vendosni se çfarë të bëni.

Luani:

Një person ka arritur të hyjë në zemrën tuaj dhe këtë fundjavë që po afron mund t’i përkushtojeni duke u përfshirë në disa çështje sentimentale. Është një e premte veçanërisht e gjallë për dashuri, por nga ana tjetër mund të jeni të pavendosur mes disa njerëzve ndërkohë që ende nuk keni ide të qarta për një zgjedhje të mundshme.

Virgjëresha:

Prej disa kohësh e keni vënë në plan të dytë partnerin/en dhe disa çështje që shqetësojnë zemrën. Ka ardhur koha të ktheheni tek to, për të menduar për atë që ju emocionon vërtet.

Peshorja:

Kjo gjendje e pakëndshme ju ka tërhequr prej një kohe të gjatë. Mos lejoni që disa ditë të vështira të ndikojnë në humorin tuaj të mirë. Ju keni aftësinë për të zgjidhur çdo problem, thjesht duhet të jeni të vëmendshëm dhe të përqendruar.

Akrepi:

Ka ardhur koha për të parë të ardhmen në një mënyrë më praktike dhe më konkrete. Jupiteri së shpejti do të hyjë në shenjën tuaj të horoskopit, do të keni më shumë mundësi për të realizuar projekte të rëndësishme për rritjen tuaj personale dhe profesionale.

Shigjetari:

Kjo është koha për t’u organizuar për të bërë gjëra, për të krijuar mundësi të reja për sukses dhe për të shfrytëzuar bashkëpunimin e njerëzve të mirë. Deri në gjysmën e parë të tetorit do të keni ditë shumë të ngarkuara.

Bricjapi:

Prisnit më shumë mbështetje nga një person i besuar, por nuk ju doli kështu. Mund ta gjeni veten në pozicionin që duhet ta qortoni këtë person dhe madje edhe dikë që ka ndikuar negativisht.

Ujori:

Nga pikëpamja ekonomike ka diçka që ju pengon të arrini qëllime të caktuara. Por ju keni ambicie të mëdha dhe, disa projekte që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj, mund të jenë vërtet shumë interesante.

Peshqit:

Edhe një herë fillojmë të flasim për të ardhmen tuaj, për mundësitë e mëdha që yjet do t’ju rezervojnë së shpejti. Prandaj ia vlen të përpiqeni të organizoheni sa më mirë dhe të mos e humbisni këtë mundësi të madhe. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd