Transmetuar më 14-09-2023, 19:20

BRUKSEL- Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi tha se nuk ka pranuar propozimet, të cilat sipas tij, kushtëzojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit me Asociasionin. Kurti ka thënë se dokumenti i propozuar sot nga Serbia, s’është propozim por kushtëzim, duke shtuar se të vetmin propozim sot në Bruksel e ka bërë Kosova.

“Është për të ardhur keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime, shkaktohet njëfarë lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu. Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar propozimin e Serbisë. Këtë propozim këtë sekuencë se si duhet të jenë hapat se si duhet zbatuar marrëveshjen bazike. Pala tjetër, presidenca e Serbisë s’ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasë një rezultat. S’ka mund të ketë kompromis meqë s’mund të ketë mes sekuencimit dhe kushtëzimit. Dokumenti nuk ka datë, po rrjedha është e qartë që ky dokument është shkruar marrëveshja. Nuk ka pasur asnjë propozim në tryezën e Brukselit, përveç se asaj që kam sjell unë si kryeministër”, tha Kurti.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell pas takimit deklaroi se BE-ja ka propozuar implementim paralel të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohirt, por sipas tij kryeministri Albin Kurti ka refuzuar që të nisë i pari me themelimin e Asociacionit. Ai gjithashtu ka deklaruar se Serbia ka pranuar propozimin e BE-së për proces paralel të implementimit të pikave të marrëveshjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd