Transmetuar më 14-09-2023, 20:10

"Kemi pasur një takim dhe mund të them se ka përfunduar pa sukses”, tha presidenti Vuçiq pas bisedimeve të sotme në Bruksel.

Siç tha ai, takimi ishte i pasuksesshëm në drejtim të gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

"Sa i përket vetë rrjedhës, nuk ka pasur shumë gjëra të këndshme, por shumë gjëra të pakëndshme.

Logjikisht, të gjithë po luftojnë për të vetën. Është e qartë se Kurti po i shmanget formimit të asociacionit të komunave serbe (ASK).

Serbia nuk po shmanget nga detyrimet e saj. or ne thame si eshte edhe BE si jane punet duhet te ndodhin edhe ne e pranuam nje propozim te tille pavaresisht se nuk ishte e lehte dhe Kurti refuzoi dhe keshtu perfundoi gjithçka”, tha Vuçiq.

Ai pretendoi se tani në Kosovë ka 50 herë më shumë incidente se në çdo administratë të mëparshme në Prishtinë.

“Nuk jam i pakënaqur, jam pak i kënaqur që Serbia tregoi konstruktivitet dhe gatishmëri për kompromis sepse kjo nuk është fjalë e shëmtuar”, tha Vuçiq.

Ai tha para gazetarëve shqiptarë se beson se paqja është gjëja më e rëndësishme dhe në interesin më të mirë të serbëve dhe shqiptarëve.

“Do të ketë diskutime të mëtejshme, ky nuk është fundi i botës”, tha ai.

Ai gjithashtu ngriti pretendime për atë që Serbia e cilëson çështja e shpronësimit të paligjshëm, si dhe "të dëbimit të serbëve nga institucionet dhe vendet e punës."

Vuçiq tha se propozimi i kompromisit nënkuptonte fillimisht formimin e AKS dhe më pas përmbushjen e obligimeve të Serbisë, por duke pasur parasysh se sipas tij Kurti nuk dëshironte ta pranonte këtë, takimi përfundoi.

“Kemi diskutuar edhe për situatën në veri të Kosovës. Unë theksova se procesi i vendosjes së marrëdhënieve normale pengohet nga keqtrajtimi i përditshëm i serbëve dhe ngritëm çështjen e shpronësimit dhe çështjen e dëbimit të serbëve nga institucionet ku ata punojnë. Unë nuk besoj se do të ketë ndonjë përparim”, tha ai.

Ai solli në vëmendje se ka disa marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, ku kryesore është ajo e Brukselit.

"Duhet të fillojmë zbatimin e atyre marrëveshjeve. Por së pari duhet të formohet ASK, por ata as nuk duan të flasin për këtë, është si rreth vicioz. Gjithmonë i njëjti problem dhe asgjë. Dhe nuk do ta dëgjoni vetëm nga unë, por edhe nga përfaqësuesi i BE-së”.

Për zgjedhjet në veri të Kosovës, Vuçiq tha se zgjidhja më e mirë është dorëheqja e kryebashkiakëve shqiptarë. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd