Transmetuar më 14-09-2023, 16:32

Vijon prej më shumë se një ore lufta me flakët në një apartament në katin e 9-të të një pallati në rrugën “Sali Butka” në kryeqytet.

Mësohet se një nga zjarrfikësit është asfiksuar.

Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar menjëherë ambulanca.

Kujtojmë që sipas informacioneve, dyshohet se shkak për ndezjen e zjarrit është bërë veshja e pallatit me polesterol.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd