Transmetuar më 15-09-2023, 08:20

Ndërkohë që rasti për sëmundjen e saj vazhdon të diskutohet, Wanda Nara iu përgjigj disa pyetjeve të ndjekësve të saj. Ndër këto zbuloi edhe sekretin e fotove të saj, të vlerësuara nga 16.8 milionë ndjekësit në Instagram.

Një përdorues e pyeti biznesmenen dhe agjenten e Mauro Icardit për sekretin pas fotove të saj, si dhe efektet ose retushimin e përdorur. Wanda Nara është përgjigjur se është ajo që i editon fotot, me të vërtetë: “Më vjen mirë që pëlqehen nga ndjekësit, duken shumë të bukura”.

Ndërkohë, sëmundja e Wanda Narës vazhdon të ngjall interes dhe kuriozitet. Një gazetar foli në Argjentinë për leuçeminë, por personi në fjalë nuk e ka konfirmuar ende diagnozën. Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit u kufizua të thotë se e ka filluar trajtimin për t’u përmirësuar. Pas disa deklaratave në TV nga Andres Nara, babai i Wandës, shumë filluan të besojnë në një lëvizje mediatike të sipërmarrëses.

Një strategji e supozuar për të tërhequr vëmendjen pas përplasjeve rraskapitëse me burrin e saj, teksa dominuan lajmet rozë për tradhti me muaj e muaj të tërë. Nara siguroi se gjithçka është e vërtetë dhe se nuk do të bënte kurrë shaka me gjendjen e saj shëndetësore, por fotoja e fundit e shpërndarë në rrjetet sociale ka ngjallur dyshime të reja.

Mjekja argjentinase Mariana Lestelle ka theksuar në rrjetet sociale se fotoja e fundit e shpërndarë nga Wanda Nara në Instagram është çdo gjë tjetër, veçse jo normale për një pacient që merr trajtime të caktuara mjekësore.

Në pamje, ish-komentatorja e "Big Brother Vip" i nënshtrohet një trajtimi estetik në një qendër në Stamboll, ku u kthye për të jetuar me familjen e saj për shkak të angazhimit të Icardit me Galatasaray.

“Unë shoh postimet e Wandës duke marrë trajtim estetik, gjë që është kundërindikative për pacientët me kancer që trajtohen, – shkroi Lestelle në X. – Ndoshta është një reklamë dhe nuk është trajtim i tanishëm.

Ndoshta ajo nuk është paciente me kancer ose ka vepruar gabim, nuk e di. I uroj asaj më të mirën, por nëse ishte diçka hematologjike, siç është thënë, trajtimet që stimulojnë drenazhin limfatik dhe që mund të prishin qelizat muskulore janë kundërindikuese".

Fjalët e Mariana Lestelle ngritën menjëherë shumë bujë, ka kaq shumë kritika ndaj Wanda Narës. “Kjo grua nuk ka asgjë, shtiret, qesh me të gjithë ne”, – shkruajnë më shumë se disa përdorues.

Dikush mori anën e gruas së Icardit: "Pse po flet për trajtimin e kancerit, nëse ajo nuk e tha kurrë diagnozën? Pak respekt do të bënte mirë". Të tjerë, në vend të kësaj e ftuan Wandën që të sqaronte njëherë e mirë situatën e saj private, në mënyrë që të shuanin çdo dyshim.