Transmetuar më 14-09-2023, 12:25

Tiranë- Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi këngëtaren Ruensa Haxhia, e njohur me emrin e artit Enca.

Këngëtarja u arrestua pasi kishte mbjellë kanabis në oborrin e banesës së saj në Lundër.

Bëhet e ditur se togat e zeza kanë caktuar ndaj këngëtares masën ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkohë kujtojmë se Ruensa Haxhia ka pranuar para policisë gjatë momentit të arrestimit, së kanabisin e mbjellë në vazo në ballkonin e banesës i kishte për përdorim vetjak.

Enca ka qenë bashkë me të dashurin kur u arrestua, ndërkohë që këngëtarja pranoi se ishte përdoruese e hashashit.