Transmetuar më 14-09-2023, 12:17

Sali Berisha dhe Elisa Spiropali janë përplasur ditën e sotme në Kuvend.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha në ‘cilësinë e mjekut’ i shpjegoi Spiropalit zhvillimin psiko-social te njerëzit duke thënë se ai ka 5 stade.

Sipas Berishës, kjo fazë e pestë siç thekson Freud quhet “zilia falike te vajzat”. Pas fjalës së tij, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e quajti jo etik fjalorin e Berishës, duke theksuar se kjo vjen prej urrejtjes së tij ndaj grave dhe vajzave.

Sali Berisha: Ke përdorur një term jo të fisshëm, por unë nuk merrem me të. Ti kërkon të bie në vulgaritet, unë nuk bie! Por unë jam mjek ata që janë mjekë në sallë këtu e dinë se Sigmund Freud në klasifikimin e zhvillimit psiko-seksual ka gjetur se ky zhvillim te qeniet njerëzore kalon në 5 stade.

Stadi i tretë Elisa është stadi falik jo fatal! Në stadin falik i cili shfaqet 3 deri në 5 vjeç shumica e kalojnë, disa mbeten dhe disave u krijohet kompleksi i Edipit. Edhe kjo është e njohur te Edi Rama.

Lindita Nikolla: Kaloi koha zoti Berisha…

Sali Berisha: Elisa, do dal…Elisa, ky kompleks i stadit të 5-të ndodh dhe te vajzat, por Freud e quan zilia falike te vajzat. Dhe s’kam ça të them tjetër!

Lindita Nikolla: Një fjalor aspak etik që e ka bazën te urrejtja që keni ndaj grave dhe vajzave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd