Transmetuar më 14-09-2023, 12:07

Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar sot në Kuvend se nga 1 tetori pensionistët do të përfitojnë 8.6% rritje.

Erion Braçe tha se kjo rritje mbulon plotësisht normën e rritjen së inflacionit dhe se do të sjellë për 3 muajt në vijim 3.2 mln lekë plus.

“Që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve do të marrin rritje 8.6 % që mbulon plotësisht normën e rritjen së inflacionit.

Do të sjellë për 3 muajt në vijim 3.2 mln lekë plus, 32 mln dollarë. Ndërkohë që kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferohet tek pensionistet 121 mln dollarë, kjo është fatura e plotë. nga dhjetori që shkoi deri në 1 tetor janë 11.7 mln lekë më tepër që janë transferuar në buxhetet e tyre, që do t’i shtohet edhe bonusi i dhjetorit. janë para por që nuk mjaftojnë.. pensionistët meritojnë jo rritje të copëzuar por unike”, deklaroi ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd