Transmetuar më 14-09-2023, 09:51

Detaje të reja janë bërë publike pas operacionit antidrogë që ka zhvilluar policia mbrëmjne e djeshme.

Bëhet me dije nga burimet për media se ndër të tjerë ështe ndaluar edhe një polic, i akuzuar për veprën penale "Shpërdorim detyre".

Bëhet fjalë për shtetasin Saimir Hysa, i cili është ndaluar nga AMP për këtë procedim.

Po ashtu mësohet se pas hekurave ranë dhe shtetasit Glidi Ballolli, Francesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli. Polici akuzohet për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje, trafik veprash arti dhe shpërdorim dhe përkrahja të autorit.

Ky operacion i madh kombëtar anti-droge nga toka dhe ajri u zhvillua në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd