Transmetuar më 14-09-2023, 09:53

Pjesë e revolucionit, veçanërisht në largime, të PSG është Marco Verratti, i cili i tha lamtumirë skuadrës kryeqytetase franceze pas 11 sezonesh. Tashmë ka filluar aventurën fitimprurëse në Katar.

Dje mbërriti njoftimi zyrtar i transferimit të mesfushorit te Al-Arabi, klub i cili pagoi afro 50 milionë euro për të siguruar lojtarin e lindur në vitin 1992, që do të marrë një mega pagë prej 14 milionë euro në sezon.

Në rrjetet sociale, përveç përshëndetjes nga PSG, që pranoi se tashmë ish-mesfushori “ka lënë gjurmë të pashlyeshme në klub”, e uroi për aventurën e re edhe Kylian Mbappé. Sulmuesi francez, gjithmonë në qendër të shtytjes dhe tërheqjes drejt Real Madridit, ka dashur të përshëndesë Verrattin përmes kanaleve të tij sociale.

Kjo është përshëndetja e përzemërt e Mbappe për Verrattin në Instagram, shoqëruar me një foto që i portretizon të përqafuar dhe të buzëqeshur: "Një lojtar dhe person i jashtëzakonshëm. Pata privilegjin të isha pranë teje gjatë gjithë këtyre viteve, ka qenë një kënaqësi e pamasë.

Koha jote këtu nuk do të harrohet dhe anashkalohet kurrë. Një nga lojtarët më të mirë që kam parë ndonjëherë. FALEMINDERIT miku im, fat të mirë, më mungon shumë!"

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd