Transmetuar më 14-09-2023, 09:17

Çmimi “Premio Gentleman” për “fair play” e treguar në fushën e blertë, i cili u nda mbrëmjen e djeshme në Milano. Mes të shpërblyerve ishte edhe mesfushori shqiptar i zikaltërve, Kristjan Asllani. Ky i fundit deklaroi nga skena: “Sapo dëgjova për interesimin e Interit, menjëherë thashë po, sepse jam tifoz i kësaj skuadre”.

Mesfushori i talentuar është i freskët nga dy kualifikueset me kombëtaren shqiptare. Orët e fundit e kishte ripërsëritur konceptin që ka për mediat e vendit të tij: “Ju lexoni në mediat italiane se ekzistonte mundësia që të huazohesha, por pasi fola me klubin, mbeta tek Interi. Qëndrova, sepse Interi është ëndrra ime e madhe”.

Tre prej lojtarëve zikaltër fituan çmime. Përveç Di Marco, të shpallur si “Gentleman Inter” dhe Lautaro Martinez, që fitoi “Goli më i Bukur”, pjesë e ceremonisë ishte edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i kombëtares sonë kuqezi fitoi çmimin e dedikuar për talentet, një çmim që njihet si “Zbulimi i të Rinjve”.