Meksikë- Një zbulim i rrallë ka tronditur, por edhe mahnitur botën.
Mbetjet e qenieve të supozuara “jo-njerëzore” janë prezantuar ditën e martë, në seancën e parë publike të Kongresit të Meksikës mbi Fenomenet Anormale të Paidentifikuara (UAP), të njohura gjithashtu si UFO.
Dy trupat e zbuluara në vitin 2017-të, në Peru, ishin 700 dhe 1800 vjeç, me vetëm tre gishta në secilën dorë dhe koka të zgjatura.
Gazetari dhe studiuesi meksikan, Jaime Maussan, është shprehur se ky është një demostrim i qartë se trupat e paraqitur ishin qënie jo-njerëzore. Studiuesit mund të vërtetonin se ADN-ja e dy mumieve nuk i përkiste qenieve njerëzore.
Seanca dëgjimore kishte si qëllim që të merrnin një vendim në lidhje me këtë fenomen në “Ligjin për Mbrojtjen e Hapësirës Ajrore”, falë të cilit Meksika do të bëhej vendi i parë në botë që do të pranonte ekzistencën e alienëve në planet, raportuan mediat lokale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd