Transmetuar më 13-09-2023, 17:06

Një 62-vjeçar është poceduar penalisht nga Policia e Kuçovës pasi kishte stivosur një sasi drush gati për zjarr në oborrin e banesës së tij.

A.Q., banues në fshatin Belshovë kishte prerë 20 metër kub dru të cilat i kishte stivosur në oborrin e tij. Dyshohet se drurët janë prerë në kundërshtim me ligjin.

Në banesën e 62-vjeçarit u ushtrua kontroll nga shërbimet e policisë dhe iu sekuestruan sasitë e druve të prera. Ndaj tij u hap dhe një procedim penal për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Njoftimi i Policisë:

Kuçovë

Kishte stivuar në oborrin e banesës, 20 m³ dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohet penalisht 62-vjeçari dhe sekuestrohet sasia e druve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, gjatë kontrolleve me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në oborrin e banesës së shtetasit A. Q., në fshatin Belesovë, kanë parë të stivuar, një sasi drush për zjarr, të dyshuar të prerë në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të verifikimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.Q., 62 vjeç, banues në fshatin Belesovë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 20 m³ dru për zjarr, pa dokumentacionin përkatës për sigurimin e tyre.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari kundër mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë e tillë do të goditet me forcën e ligjit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd