Transmetuar më 13-09-2023, 16:23

Një 49-vjeçar, që dyshohet se ka plagosur kushëririn e tij, është vënë sot në pranga.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Tish Daija”.
Dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi me iniciale E.Z. ka goditur me mjet prerë familjarin e tij.
31-vjeçari i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori do të hetohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.