Transmetuar më 13-09-2023, 14:40

Kombëtarja i lumturoi të gjithë shqiptarët, teksa mori 4 pikë në dy sfidat tejet të vështira dhe vendimtare të shtatorit. Barazimi në fushën e çekëve dhe fitorja në “Arena Kombëtare” ndaj polakëve na ka vendosur në krye të grupit tonë kualifikues të “Euro 2024”.

Megjithatë, tashmë skena i duhet lënë sërish kampionatit kombëtar, më saktësisht Kategorisë Superiore. Një nga kryesfidat e javës së 3-të është Vllaznia-Tirana, e konsideruar si klasike e futbollit shqiptar, e cila do të luhet nesër në "Loro Boriçi", prej orës 18:00. Trajneri i kuqebluve, Migen Memelli, doli në konferencë shtypi dhe iu përgjigj interesimit të gazetarëve:

“Kanë qenë ditë intensive, më përjashtim të këtyre të fundit, gjithçka është në rregull dhe skuadra është e plotë. Juric dhe Krymi, që kanë pasur probleme, janë kthyer me skuadrën. Lojtarët duhet të provojnë edhe të kenë minuta, do të shohim në stërvitjen e sotme dhe pastaj vendosim kush starton nesër. Të gjithë jemi koshientë se është një test i rëndësishëm, ku pranohen të gjitha rezultatet.

Dëshira e futbollistëve nuk ka munguar, jemi me bindje që do të futemi në fushë për të fituar. Lojtarët janë të impenjuar dhe me ndihmën e tifozëve do të kemi një shtysë për të bërë mirë. Ndeshja e nesërme është më e fortë,  ndaj një kundërshtari të fortë, por do mundohemi dhe do të përpiqemi të futemi me mentalitet për ta fituar ndeshjen.

Kur flasim për mbrojtjen në tërësi duhet të kemi parasysh një skuadër, Partizani ka bërë mirë në këtë drejtim si me Astanën dhe Laçin, por ka defiçite si çdo skuadër tjetër. Ne do të shfrytëzojmë pikat tona të forta. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, me Erzenin patëm dy mungesa të mëdha, por i zëvendësuam mirë. Kundërshtarin nuk e vlerësojmë nga mungesat, çdo gjë e nisim nga vetja, futbollistët janë në gjendje të mirë fizike.

Është e vështirë periudha e tranzicionit, kur ndërron skuadër, do mundohemi që të bëjmë mirë në të gjitha fazat. Lojtarët duhet të kenë qartësi në 30 metrat e fundit, ta kenë të qartë kur duhet të pasojnë. Praktika e vazhdueshme është ajo që iu nevojitet të gjithëve.

Unë s’kam asnjëherë problem me veten, i bindur kam qenë, por kam dashur të instaloj një qetësi profesionale dhe ashtu do të jenë të qartë të bëjnë mirë në fushën e lojës. Lojtarët janë koshientë për fanellën që veshin dhe qëllimet që kemi".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd