Transmetuar më 13-09-2023, 13:49

Një 52-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë.

Bëhet me dije nga burimet për media se gruaja ka vdekur pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet gjithashtu se ngjarja ndodhi afër një qendre tregtare në dalje të Tiranës.

Policia informon se ‘më datë 13.09.2023, në afërsi të një qendre tregtare shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes..

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd