
TIRANË- Dy të rinj kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë vjedhur një të mitur. Ngjarja ndodhi në Bathore. Mësohet se janë arrestuar Ervin Metalia dhe Renato Sheta.
Dy të rinjtë kanë futur pa dëshirë në makinë të miturin dhe i kanë marëme dhunë varësen e floririt.
Policia e kryeqytetit informon se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se dy shtetas i kishin marrë me dhunë varësen, një të mituri, në Bathore, kanë organizuar operacionin policor të koduar "Pressure", për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:
– E. M., 21 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në Bathore, kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.