Transmetuar më 13-09-2023, 11:14

TIRANË-Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se do të nisë censi i popullsisë dhe banesave, ku tha se me këtë proces do të tregohet numrin real të shqiptarëve që jetojnë në vend.

Gjatë fjalës së tij Rama foli për institucionin e INSTAT ku tha se është i çliruar nga politika, ndërsa përmendi se eksperienca e INSTAT në Europë është eskperiencë e konsoliduar.

‘Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave, numërimi i të gjithë popullsisë dhe banesave, operacioni më i rëndësishëm statistikor për të lexuar të sotmen dhe zhvilluar të ardhmen e Shqipërisë- thotë Rama.

“Regjistrimi u bë me të meta. Hetimet që kemi bërë në prefektura, dhe shumë katunde as nuk janë regjistruar fare. Kështu shkruhet në librat e regjistrimit. Që nga ajo kohë janë bërë 11 censuse. Disa janë bërë në kohëra kryengritjesh, disa nën indoktrimimin e regjimit totalitar. Sot besoj se janë pjekur kushtet që të nisim një proces me kaq rëndësi dhe ta bëjmë sipas standardeve europiane. Pikë së pari për të identifikuar realisht se sa shqiptarë, sa qytetarë jetojnë në këtë vend sot dhe sa është numri i pasurive të tyre. E them se janë pjekur kushtet, pasi kemi dy faktorë që janë garanci. Partnerët francezë, gjermanë, apo dhe të gjithë ata që kanë shpirtin e saktësisë për eksperiencën e tyre të të qenit të saktë në numërim dhe me mbështetjen e Këshillit Europian me një fond të konsiderueshëm. INSTAT ka një vijueshmëri të madhe, që është garanci në këtë proces. Është një nga institucionet e pakta në këtë vend që kur thua që është plotësisht i depolitizuar, askush nuk ngre dorën për të bërtitur ‘jo’. Eksperienca e INSTAT në Europë është eksperiencë e konsoliduar. Kemi dhe një ekspertizë ndërkombëtare në këtë proces kaq të ndërlikuar. Jam krenar që INSTAT sot është i çliruar nga politika, nuk merret më me qoka politike dhe nuk përgatit limonta me rritje dy-shifrore për zhvillimin më të shpejtë në botë, diku aty pak hapa pas Kinës. Nuk bëhet më fjalë që Shqipëria të fshikullohet për statistika të fryra. Kjo është punë që po përgatitet prej 4 vitesh. Regjistrimi do të bëhet në kohë reale, në bazë të të gjithë zonave të regjistruesve, falë përdorimit të teknologjisë.”, tha Rama.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd