Transmetuar më 12-09-2023, 16:02

Një shofer është plagosur sot në Bulqizë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë.

Shtetasi me iniciale E.Z. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip “Fiat” dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i lënduar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Bulqizë/informacion paraprak

Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, shtetasi E.Z., duke drejtuar automjetin tip "Fiat", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.