Transmetuar më 12-09-2023, 14:44

Politikani dhe pedagogu Ylli Pango ka ripovuar ndjesinë e prindërimit sërish pas 30 vitesh, pikërisht në moshën 68-vjeçare.

I ftuar në MCN Tv Pango ndau për herë të parë në ndjesinë e prindërimit, teksa foli për djalin dhe nipin e tij të vogël.

“Djali është 3 vjeç e gjysmë, ka lindur tamam në pragun e pandemisë”, rrëfeu politikani, ndërsa tha se gjithashtu ka një nip dhe një mbesë.

Pango deklaroi se djali dhe nipi i tij i vogël janë moshatarë me njëri-tjetrin.

“Djali im, i madhi është 34 veç dhe ka dy fëmijë. Më ka bërë dy herë gjysh. Ka një djalë që është më i madh se djali im, që i bie se e ka xhaxha djalin tim. Nipi im është 4 vjeç, quhet Ares. Djali quhet Daniel. Ka edhe një vajzë që quhet Viktoria, që në fillim të vitit që vjen mbush 2 vjeç”, tregoi Ylli Pango.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd