Mbrëmje speciale për Federico Bernardeschi, i cili kaloi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Toronto. Ish-futbollisti i Fiorentinës dhe Juventusit po bën bujë në këto orë, jo për bëmat e tij në fushën e blertë, por për ndërhyrje të supozuar estetike.
Fotot e postuara në Instagram tregojnë, konkretisht, një mjekër shumë të theksuar dhe ndjekës të shumtë pohojnë se Bernardeschi ka kryer operacione plastike. Ironia “sociale” nuk vonoi dhe krahasimet me aktorët Daniel Craig e Ryan Gosling pasuan njëri-tjetrin.
Pra, Federico Benarderschi shkakton diskutime në mediat sociale. Arsyeja, sikurse thamë, nuk është fare sportive, futbollistike. Pasi parakaloi në tapetin e kuq, mesfushori falënderoi Giorgio Armani me një postim në Instagram. Buzëqeshje verbuese, por sytë e fansave vunë re një detaj…; mjekra e rimodeluar.
"Çfarë i ke bërë mjekrës?" – është pyetja më e njohur ndër komentuesit. Shumë janë të bindur se ka kryer kirurgji estetike, duke përdorur fotografitë e vjetra si pikë krahasimi. “Retouch” apo iluzion i thjeshtë optik? Diskutimi vijon me komente në rrjetet sociale. Të gjithë sytë janë te Federico Bernardeschi dhe këtë herë nuk ka të bëjë fare me lojërat apo golat e tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd