Transmetuar më 12-09-2023, 11:08

Dokument audio nga momenti i vrasjes masive të gjashtë personave në Greqi

Është tronditës audio dokumenti që ka dalë në dritë nga vrasja brutale e 6 personave mbrëmjen e së hënës (11.9.2023) në Loutsa të Athinës.

Audio dokumenti është regjistruar nga një banor i Luçës i cili ka dëgjuar të shtënat e para të vrasjes masive.

Në këtë audio, dëgjohen të shtëna armësh duke rënë si breshëri, pasi për 45 sekonda dëgjohen të shtëna armësh të vazhdueshme.

Në fakt nuk është rastësi që policia ka gjetur në vendngjarje 60 gëzhoja.

6 të vdekurit e paidentifikuar kishin letërnjoftime franceze dhe emra turq. Dyshohet se ata kishin mbërritur në Greqi për të mbyllur llogaritë e hapura.

Por grupi rival mafioz i befasoi, i ekzekutoi gjakftohtësisht dhe ua rrëmbeu armët pasi brenda Fordit të vjetër nuk u gjet asgjë. /noa.al