Transmetuar më 12-09-2023, 10:49

Paul Pogba, mesfushori i Juventusit, sapo doli pozitiv për testosteron në testin e parë anti doping.

Megjithatë, mesfushori francez, kampion bote më 2018, nuk është i pari dhe me siguri as i fundit që rezulton i tillë.

Para lojtarit të “Zonjës së Vjetër”, tashmë në pritje për të bërë kundër analizën përkatëse dhe vërtetuar përfundimisht nëse ka përdorur apo jo doping, dhjetë raste të tjera janë regjistruar në kampionatin italian të futbollit (Serie A).

Angelo Peruzzi, ottobre 1990: portiere della Roma positivo al Lipopil. Un anno di squalifica

Angelo Peruzzi, tetor 1990. Asokohe portieri i Romës doli pozitiv për Lipopil. Një vit skualifikim për të.

Christian Bucchi, novembre 2000: attaccante del Perugia positivo al nandrolone. Un anno di squalifica. Nello stesso controllo, e per la stessa sostanza, positivo anche il compagno di squadra, il difensore Salvatore Monaco

Christian Bucchi, nëntor 2000. Ish-sulmuesi i Perugias rezultoi pozitiv për nandrolone. Një vit skualifikim për të. Në të njëjtin test, dhe për të njëjtën substancë, pozitiv doli edhe shoku i tij i skuadrës, mbrojtësi Salvatore Monaco.

Fernando Couto, dicembre 2001: difensore della Lazio positivo al nandrolone. Squalifica di 10 mesi poi ridotti a 4

Fernando Couto, dhjetor 2001. Ish-mbrojtësi i Lazios doli pozitiv për nandrolone. Fillimisht u skualifikua me 10 muaj, dënim i cili më pas u reduktua në 4 muaj.

Jaap Stam, ottobre 2001: difensore della Lazio positivo al nandrolone. Squalifica di 5 mesi poi ridotti a 4

Jaap Stam, tetor 2001. Ish-mbrojtësi i Lazios doli pozitiv për nandrolone. Skualifikim prej 5 muajsh, që më pas u reduktua në 4 muaj.

Edgar Davids, marzo 2001: centrocampista della Juve positivo al nandrolone. Squalifica di 5 mesi poi ridotti 4

Edgar Davids, mars 2001. Ish-mesfushori i Juventusit rezultoi pozitiv për nandrolone. Skualifikim prej 5 muajsh, që më pas u reduktua në 4 muaj.

Pep Guardiola, ottobre e novembre 2001: centrocampista del Brescia positivo al nandrolone. Squalifica di 4 mesi

Pep Guardiola, tetor dhe nëntor 2001. Ish-mesfushori i Brescia doli pozitiv për nandrolone. 4 muaj skualifikim për të.

Marco Borriello, dicembre 2006: attaccante del Milan positivo ai metaboliti del cortisone. Squalifica di 3 mesi

Marco Borriello, dhjetor 2006. Ish-sulmuesi i Milanit rezultoi pozitiv për metabolitin e kortizonit. 3 muaj skualifikim.

Fabio Lucioni, settembre 2017: difensore del Benevento positivo al clostebol. Squalifica di 1 anno

Fabio Lucioni, shtator 2017. Ish-mbrojtësi i Benevento rezultoi pozitiv për clostebol. 1 vit skualifikim.

Joao Pedro, febbraio 2018: attaccante del Cagliari positivo all'idroclorotiazide. Squalifica di 6 mesi

Joao Pedro, shkurt 2018. Ish-sulmuesi i Cagliarit rezultoi pozitiv për hidroklorotiazid. 6 muaj skualifikim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd