Transmetuar më 12-09-2023, 07:28

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi Jug – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit dhe nën ndikimin e temperaturave relativisht të larta për gjatë gjithë 24_orëshit.

Kjo situatë sinoptike dhe termike vjen si pasojë e valës së nxehtë që ka përfshirë territorin, ku parashikohet që temperaturat më të larta të regjistrohen në zonat Jugperëndimore dhe Jugore të Kosovës deri në 33 gradë C.