Transmetuar më 11-09-2023, 22:54

Njoftimi i reformës, në fillim të janarit, shkaktoi një valë protestash, një nga më të mëdhatë që ka njohur Izraeli që nga themelimi i tij në vitin 1948. Kundërshtarët e reformës demonstrojnë çdo të shtunë mbrëma, kryesisht në Tel Aviv, por edhe në qytete të tjera. Tani protesta nuk po ndalet 

Dhjetëra mijë persona protestuan sonte në Jerusalem jashtë Gjykatës së Lartë të Izraelit, duke protestuar kundër reformës së diskutueshme të sistemit gjyqësor, në prag të një seance të kësaj Dhome, që konsiderohet vendimtare për vazhdimin e procesit.

"Demokraci! Demokraci!" bërtisnin të mbledhurit, të cilët mbanin flamuj izraelitë, sipas gazetarëve të AFP që noa.al.

Njoftimi i reformës, në fillim të janarit, shkaktoi një valë protestash, një nga më të mëdhatë që ka njohur vendi që nga themelimi i saj në vitin 1948.

Kundërshtarët e reformës demonstrojnë çdo të shtunë mbrëma, kryesisht në Tel Aviv, por edhe në qytete të tjera.

Gjykata e Lartë prej 15 anëtarësh do të mbajë nesër një mbledhje urgjente për të dëgjuar ankesat e paraqitura kundër një neni në planin e reformës të miratuar nga parlamenti në korrik.

Ky nen e ndalon Gjykatën e Lartë të rrëzojë vendimet e qeverisë nëse i konsideron ato "të pajustifikuara".

Mediat izraelite thonë se është arritur një marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës për të vazhduar reformën, por kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ai "po punon drejt një konsensusi kombëtar që do të rivendoste ekuilibrin midis tre pushteteve".

Pak më parë, ministri i Sigurisë së Brendshme Itamar Ben Gvir, i cili vjen nga partia e ekstremit të djathtë "Fuqia Hebraike", tha se është kundër çdo forme "kapitullimi".

"Unë jam për dialogun, por kundër kapitullimit (…) kjo reformë është e rëndësishme për shtetin e Izraelit," tha ai në një video të lëshuar nga zyra e tij.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid foli të dielën "kundër një propozimi kompromisi që është shumë i mirë për të qenë i vërtetë, që në fakt do të thotë se është i rremë". /noa.al