Pesë persona u gjetën të vdekur brenda një makine me targa false gjermane, ndërsa i gjashti i vdekur ka qenë shoferi, i cili është qëlluar jashtë makinës. Autoritetet po hetojnë nëse gjashtë personat e vrarë janë të skeduar, ndërkohë që janë në kërkim të një Ford të zi dhe një motoçikletë. Alarm në portet dhe aeroportet për të mos ikur jashtë Greqisë
Athinë, 11 Shtator 2023 /noa.al / – Një larje hesapesh e paprecedentë ka ndodhur në Luçë, ku gjashtë persona janë ekzekutuar në një makinë me targa false gjermane, raporton noa.al.
Gjashtë personat mbetën të vdekur nga plagë të shumta që morën në një atentat të frikshëm që ndodhi pasditen e sotme në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, raporton noa.al.
Mediat greke raportuan gjatë gjithë kohës pas krimit, se viktimat ishin shqiptarë. Por sot në mëngjes, Ministri shqiptar i Brendshëm njoftoi se "nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE."
Mësohet se në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos, në zonën e njohur si Lutsa, pasditen e sotme (e hënë) ora 18:41, viktimat ishin brenda një makine kur u sulmuan me armë zjarri.
Pesë prej tyre u gjetën të vrarë në makinë dhe një i gjashtë jashtë saj. Makina rezultoi se ishte me targa false gjermane.
Dyshohet se një ose disa persona me pistoletë 9 mm është afruar te mjeti dhe ka kryer ekzekutimin masiv. Dyshimet janë se është përdorur edhe automatik Kallashnikov.
Të gjitha të dhënat tregojnë se ka pasur shkëmbim zjarri.
Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja 9 mm.
Të gjashtë personat kanë qenë fillimisht në të njëjtin mjet. Kur filloi masakra, disa u përpoqën të arratiseshin dhe u gjendën jashtë automjetit, por pa sukses.
Të vdekurit mbeten në vendngjarje dhe nuk po merren me autoambulancë pasi kështu është urdhëruar nga Policia.
Një grup hetimor që nisi punën, tha se po shqyrton mundësinë që ngjarja të jetë pasojë e larjes së hesapeve.
Autoritetet kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve, ndërsa mësohet se janë në kërkim të dy makinave me ngjyrë të errët.
/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd