
Një 37 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, sot teksa ai u dorëzua vullnetarisht, plot një vit pas vrasjes së ndodhur në këtë rreth.
Maltin Gjini akuzohet se një vit më parë ka vrarë me armë zjarri shtetasin Pjetër Kola, 44 vjeç, nga Lezha.
Sipas policisë lokale që citon noa.al, Maltin Gjini, 37 vjeç, banues në Lezhë është dhe i dyshuari kryesor i vrasjes së 44 vjeçarit Pjetër Kola më 27 shtator të vitit 2022 në fshatin Kurthpulë, Pukë.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje, 37 vjeçari Gjini është nën masë arresti me burg për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Kjo është një ngjarje që sipas uniformave blu dyshohet se ka ndodhur nga konflikteve që viktima Kola dhe i dyshuari Gjini, kanë pasur në kultivimin e lëndëve narkotike.