Transmetuar më 11-09-2023, 16:30

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër ndaluan pas dorëzimit vullnetar, shtetasin Maltin Gjini, 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Lezhë, raporton noa.al.

Kapja e Maltin Gjinit erdhi pasi Gjykata e Pukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

37-vjeçari akuzohet se më datë 27.09.2022, në fshatin Kurthpulë, Pukë, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin Pjetër Kola, 44 vjeç.

Krimi ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe viktimës, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd