
KORÇË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë–Pogradec.
Një makinë ka përplasur një motor duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit.
Policia tha se paraditen e sotme, pranë kryqëzimit të fshatit Leshnicë, automjeti tip "Peugeot" me drejtues shtetasin Astrit Lufo, 57 vjeç, banues në Pogradec, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Blerim Laze, 47 vjeç, banues në Podgorie, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit, Astrit Lufo, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, raporton noa.al. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Nga të dhënat e para dyshohet se drejtuesi i motorit ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të fshatit Çërravë ndërkohë që mjeti po vinte nga Çërrava në drejtim të fshatit Leshnicë.
Dyshohet se ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit ajo çfarë ka sjellë dhe aksident, pasi ka kërkuar të kalojë nga korsia e tij në korsine e kundërt për të hyrë në fshatin Leshnice.
Kjo manovër ka shkaktuar dhe aksidentimin e motoristit, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.