Transmetuar më 11-09-2023, 12:22

Jack Grealish po përjeton një nga vitet e tij më të mira, të paktën profesionalisht, pasi fitoi Premier League dhe Champions League me Manchester City. Edhe personalisht anglezi duket se është i kënaqur, pasi ka kaluar pushime në vende si Ibiza, Las Vegas, Turqi, Francë dhe Maltë.

Por, për këtë fundjavë, Grealish ka dashur të festojë edhe 28-vjetorin e lindjes së tij në mënyrën më të madhe. Një festë në të cilën nuk ka munguar asgjë dhe siç ka raportuar “The Sun”, ka organizuar një mbrëmje në një hotel luksoz të quajtur “Lakes By Yoo”, në Cotswolds.

Futbollisti donte të përmbushte kënaqësinë e mysafirëve të tij dhe për këtë arsye shpenzoi më shumë se 23 mijë euro për të marrë me qira disa kabina druri për më shumë se 5 mijë euro nata për familjen, miqtë, por edhe për të dashurën e tij, Sasha Attwood. Një hapësirë ​​plot luks ku hanin, pinin dhe dëgjonin muzikë “live”.

Sa i përket organizimit të festës, ata e kanë dekoruar me tullumbace ambientin e pishinës, ndërsa të ftuarit kanë shijuar gjithçka aty. "Jack vjen nga një familje e madhe dhe nuk i pëlqen asgjë më shumë se të shpenzojë paratë e tij të fituara me vështirësi për to dhe ta ndajë dashurinë", – tha një burim pranë mediumit të sipërcituar.

Për sa iu përket kabinave luksoze të hotelit, ato mund të kenë deri në gjashtë dhoma dhe janë të vendosura në ishull, me qasje në liqen, janë të pajisura me kajakë dhe një varkë që iu lejon frekuentuesve të hyjnë në bregun e liqenit.