Transmetuar më 11-09-2023, 11:25

TIRANË- Banorët e Zall Herrit, Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj po protestojnë sërish ditën e sotme për asfaltimin e rrugës.

Edhe pse sot shënohet nisja e vitit të ri shkollor 2023-2024, banorët nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë në shenjë proteste. Një nga banorët i kanë thirrur në polici se pse po protestojnë.

"Po na bëjnë presion se pse po dalim në protestë! Më kanë thirrur në polici e më thonë se pse ke protestuar! Më ka thirrur shefi i OPGJ-së."- u shpreh një banor.

Banorët kanë bllokuar edhe mjetet e tonazhit të rëndë që shkojnë në Bovillë për të marrë inerte. Të pranishëm në protestë janë dhe forca të shumta policie.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd