Transmetuar më 11-09-2023, 10:01

ELBASAN- Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor, mirëpo ndryshe nga vitet e kaluara, numri i nxënësve është përgjysmuar.

Në klasat e dhjeta, ku vihet re numri i ulur ndjeshëm se një vit më parë, filluan mësimin në gjimnaze vitin e kaluar 1175 nxënës (688 publike, 235 private, 252 profesionale) ndërsa këtë vit do të fillojnë klasën e dhjetë 952 nxënës (431 publike, 246 private, 275 profesionale).

Në klasat e para këtë vit do të ulen 58 nxënës më pak, ndërsa në klasat e dhjeta 223 nxënës më pak. Rritje është konstatuar në arsimin profesional por edhe një rritje e ulët në shkollat private për klasat e dhjeta.

Shkollat që do të bashkohen janë Hasan Pulo dhe Balil Pelari Orikum, Faslli Danaj Llakatund, Ibrahim Kushta dhe Shaban Demiraj Vlore. Edhe Elbasani këtë vit do të ketë më pak nxënës që ulen në bankat e klasës së parë.

Në zyrën arsimore të Elbasanit janë regjistruar 1110 nxënës në klasën e parë shtetërore dhe 95 nxënës në atë private, përsa i përket gjimnazit janë regjistruar 10783 nxënës në atë shtetëtorë dhe 150 në atë private.

Shkaqet kryesore janë rënia e numrit të lindjeve, si dhe emigracionit, ndërsa për fshatra mbetet levizja drejt qyteteve.

Rënia e numrit të nxënësve këtë vit në Elbasan nuk ka sjellë mbyllje të shkollave, por në zonat malore mund të shoqërohet me bashkim drejtorish të shkollave.

Në qarkun e Korçës ajo që vihet re në nisje të shkollës është ulja e nxënësve për klasat e para me rreth 228 më pak se vitin e kaluar.

Për herë të parë në bankat e shkollës për këtë vit janë ulur 1526 nxënës ndryshe nga viti i kaluar kur numri i tyre shkonte në 1754 nxënës.Këtë vit edhe pse ka pasur ndryshime ligjore ku në klasën e parë janë regjistruar edhe nxënës të cilët ende nuk kanë mbushur moshën 6 vjecare duket se numri është tepër i ulët.

Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar e qarkut Korçë në një informacion për mediat ka pranuar rënien e numrit të nxënësve duke u shprehur se janë mbyllur rreth 7 klasa të para në disa shkolla por nuk ka shkolla të mbyllura. Rënia e numrit të nxënësve do të sjellë edhe reduktim të orëve të mesuesve ku një pjesë e tyre mund të mbeten jashtë sistemit të punësimit në arsim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd