Transmetuar më 11-09-2023, 09:10

Momenti më i errët i kombëtares së Gjermanisë vazhdon. Pasi u eliminua nga faza e grupeve në Botërorin e fundit të Katarit, u rrëzua edhe në miqësoren kundër Japonisë. Një disfatë shumë e rëndë 4-1, që ekspozoi të gjitha vështirësitë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Flick, shoqëruar me shkarkimin e këtij të fundit.

Në "syrin e ciklonit" përfundoi mbi të gjithë mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger. Ja përse. Kur rezultati ishte 2-1 për kombëtaren japoneze, me Gjermaninë që nxitonte të sulmonte në kërkim të barazimit, një top i humbur nga ish-lojtari i Interit, Robin Gosens, i lejoi mysafirët të shënonin golin për 3-1.

Megjithatë, ajo që po shkakton diskutime dhe konsiderohet si komplot i lojtarëve ndaj trajnerit Flick është qëndrimi i Rudiger. Mbrojtësi qëndron i palëvizshëm në mesfushë, krejtësisht i painteresuar për ecurinë e aksionit.

Një qëndrim që i bën tifozët gjermanë të reflektojnë dhe nxit teorinë e konspiracionit: a është sjellja e mbrojtësit dëshmi se dhoma e zhveshjes gjermane, ku ish-lojtari i Romës është një nga liderët e padiskutueshëm, nuk e mbështeste plotësisht trajnerin Hansi Flick?