
Nga Adriatik Riza Dosti
Ne 74 vite histori futbolli, Poloni-Shqiperi, qe prej 1949 e ne vazhdim, ku tash ne 15 perballje kemi 10 fitore te polakeve, 2 te shqiptareve, 3 barazime; golaverazh 20-10 ne favor te tyre. Madje e kemi mundur paster e bindshem Polonine ne Tirane 2-0 me nje super-euro-gol te Asanit ne te 37′ dhe nje gol befasues te te sapofuturit ne loje Daku, ne 62′.
Saktesisht, si ate 29 nentor 1953, po ne Tirane e po ne te njejtin stadium, asokohe me emrin “Qemal Stafa”, ku ne nje miqesore, Shqiperia e trajnerit hungarez Miklos Vadas fitonte me polaket 2-0, me gola te Boricit e Resmes. Dhe ja qe historia e vonuar e jona kunder polakeve riperseritet, ani pse me 7 dekada vonese. Por me mire vone se kurre!
Dhe kishim 39 vite qe nuk merrnim asnje rrezultat pozitiv kunder polakeve, per here te fundit patem barazuar 2-2 ne Mielec me 1984 dhe vetem kaq. Pasketaj humbje pa fund, si te stampuara 1-0 e 2-1, por edhe nje 4-1 i pamerituar, nje 3-0 i larget, si dhe nje 1-0 para disa muajve. Me vjen mbare te them se ne Poloni, ate ndeshje debutuese te Silvinjos luajtem mire, por u mundem.
Me 10 shtator 2023, ne fushen tone, luajtem thjesht vetem OK, por mbi te gjitha fituam e morem 3 piket qe aq shume na duheshin e qe normalisht na vendosim me njeren kembe ne finalet e “Euro 2024” me merite, madje me plotesisht merite. Ndaj faleminderit djemve tane mbarekombetare kuq e zi, faleminderit brazilianit Silvinjo e krejt stafit te tij!
Po si e mundem kete Poloni? Me shpirt e zemer, me shprese, merite e besim tek vetja. Nje super faleminderit tifozerise sone te zjarrte, qe ishte lojtari yne numer 12 ne fushen e lojes. Shqiperia nuk i vodhi asgje Polonise, nderkohe qe i ktheu vetem reston e asaj humbjeje te pamerituar 1-0 te marsit te ketij viti.
Pothuajse te shokuar e te çngjyrosur ne fushen tone per gati gjysem ore loje, ku nderkohe polakeve iu anullohet me VAR nje gol per pozicion jashte loje ne 21′. Dhe pikerisht atehere kur nuk pritej nga menyra se si po luanim, ne “Arena Kombëtare” mbin nga asgjeja e si nga dheu supergoli europian i Asanit. Nje goditje fluturimthi nga distanca, topi merr flurudhe e trajektore te çuditeshme dhe Sheznit s’i mbetet gje tjeter vecse ta nxjerre topin nga rrjeta e tij.
Me 1-0 per Shqiperine mbyllet pjesa e pare. Ne te dyten djemte tane zgjohen disi e here-here luajne futboll te bukur, por mbi te gjitha te sakte e te mençur. Dhe kur polaket po kerkonin golin e barazimit, edhe pse me nje Levandovski qe pothuajse humbi krejt ne fushen e “Arena Kombetare”, fale edhe lojes se sigurte te mbrojtesve tane, i sapo futuri ne fushe Daku mposhti portierin polak per here te dyte dhe 2-0 per Shqiperine, qe tashme iu thote JO polakeve, i detyron te pranojne humbjen. Iu rikujton atyre se shte radha e saj…, e treta e verteta!
Pak te çuditeshme "te rejat" e Silvinjos per kete ndeshje, ku Strakosha ka zene vendin e Berishes qe ishte nder me te miret per ne ne Prage, edhe Uzuni kete radhe ishte titullar. Dhe kjo Shqiperi e çmendur ishte vertet befasuese, teksa nga ndeshja ne ndeshje po shenon gola spektakolare e tash me 3 fitore, 1 barazim e 1 humbje ne 5 ndeshje e golaverazh 8-3 eshte ne krye te grupit me 10 pike.
Dhe pret ne Tirane me 12 tetor Çekine, pastaj shkon ne Moldavi me 17 nentor e ne fund pret Ishujt Faroe ne Tirane, me 20 nentor. Kualifikimi zyrtar tashme varet vetem prej saj e prej askujt tjeter.
Golat e saj fenomenale nisin me Asanin kunder Moldavise, vazhdojne me Asllanin kunder Faroeve, kulmojne me Bajramin ne Prage. Te gjithe meritojne nje super bravo, por me Asanin ne mbremjen e 10 shtatorit 2023 kunder Polonise ne Tirane realizuam nje kryeveper. E duket sikur kuqezinjte jane ne gare mes njeri-tjetrit per euro-golin e eliminatoreve te “Euro 2024”.
Arbitrimi i spanollit Sanchez ishte korrekt, por duket se e teproi disi tek kartonat e verdhe (13 te tille, ku 6 ishin per tanet, plus edhe Veselit ne pankine; 6 per miqte), nderkohe qe prej polakeve meritonte te kuqen (per dopio karton te verdhe). Spanjolli e fali, eshte fjala per Krychoviak ne 68′.
Se fundmi, perpos urimeve per djemte tane, krejt stafin e natyrisht se pari per Silvinjon, nuk mund te rrij dot pa e pyetur publikisht brazilianin e pankines sone se si ka mundesi qe Balliu te jete ne stol per te dyja ndeshjet e veshtira qe kaluam (ndaj Çekise e Polonise), ndersa Hysaj te vazhdoje te jete titullar? Si ka mundesi qe Seferi apo edhe Muja i sapo ardhur te jene ne fushe para Mucit, asnje minute loje per kete te fundit, qe eshte vertet ne forme dhe po shenon rregullisht?
Thone qe fituesi nuk gjykohet. Ok, por ama ne kesi rastesh keshillohet. Dhe kur konstatimi e keshillat jane te sinqerta, publike e dashamirese, nuk demtojne kurre, perveçse ndihmojne jo pak.