Transmetuar më 10-09-2023, 17:23

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet ditën e nesërme për një seancë të posaçme për të votuar ndryshimet në qeveri. Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste ku Rama shkarkoi 5 Ministre, 2 u ndryshoi postin dhe 5 emërime të tjerë Ministrash.

Fillimisht nesër deputetët do të votojnë nesër shkarkimin nga detyra të ministrave Olta Xhacka, Evis Kushi, Milva Ekonomi, Frida Krifca dhe Edona Bilali. Më pas do të votojnë për shkarkimin dhe kalimin e tyre në post tjetër ministror Ogerta Manastirliut dhe Delina Ibrahimaj. Ndërkohë që në fund do të votojnë nesër për emërimin e Igli Hasanit, Ervin Metes, Albana Kociajt, Anila Denajt dhe Arbian Maznikut në post ministror.

Pas emërimit ditën e nesërme, Ministrat e rinj që do të marrin detyrën, duhet që të betohen para Presidentit të Republikës. Kuvendi nesër do të mblidhet në orën 14:00 dhe shkarkimi e votimi i Ministrave është pikae vetme e rendit të ditës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd