Transmetuar më 09-09-2023, 21:55

MAROK- Bota po mban zi për viktimat dhe të plagosurit në Marok, pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 6.9 shkallë Rihterit.

Të shumta janë pamjet që po qarkullojnë në rrjet, që nga banesat që shemben e deri tek qytetarët që qëndrojnë në rrugë.

Por, një foto është bërë virale në rrjet, pasi tregon një djalë që ka lënë shtëpinë e tij me vrap.

Ai shihet pa këpucë, pa bluze, i veshur me tuta, ndërsa në dorë mban ‘playstation’.

Mesa duket kjo ka qenë gjëja më me vlerë për të!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd