Transmetuar më 09-09-2023, 13:58

Më 30 tetor, në Paris do të jepet “Topi i Artë” për lojtarin më të mirë në botë, referuar vitit sportiv 2023. Ndër kandidatët e mundshëm për të triumfuar janë: Kylian Mbappé, Lionel Messi, por edhe mbi të gjithë Erling Haaland.

Autor i një sezoni XXL në vitin e tij të parë te Manchester City, norvegjezi fitoi gjithçka: “FA Cup”, Premier League, Champions League…; pa përmendur 52 golat në 53 ndeshje të luajtura në total. Statistikat marramendëse për sulmuesin 23-vjeçar që shpreson të marrë “Topin e Artë” në fund të tetorit.

“Në kokën time… (heziton për një moment). Varet se çfarë kuptoni me një sulmues tashmë… Është një çështje e debatueshme … Unë jam atje lart. A jam më i miri? Ndoshta. E di që Enrica (Tarchi, menaxheri i tij i marrëdhënieve me median, i pranishëm gjatë intervistës) ​​dëshiron që të jem i kujdesshëm në përgjigjen time (qesh)”, – qeshi Haaland për “France Football”, kur u pyet nëse e konsideronte veten sulmuesin më të mirë në planet.

Norvegjezi e mbylli intervistën duke diskutuar për “Topin e Artë”: “Po, besoj në veten time, me të vërtetë. E di që mund të përmirësohem ende shumë, jam ende i ri. Gjithsesi, po, mendoj se kam një shans këtë vit”.

Vendimi i 30 tetorit do të zbulojë identitetin e fituesit të radhës të “Ballon d’Or”. E sigurt është se shanset e Erling Haaland janë më të mëdha se kurrë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd