
Shkatërrimi që la pas fatkeqësia natyrore, që ka prekur zonën më të gjerë të Thesalisë që nga fillimi i javës, është i pallogaritshëm.
Me humbjet njerëzore që kanë arritur tashmë në dhjetë, humbjet janë të konsiderueshme edhe për fermerët dhe blegtorët, të cilët janë aktivë në zonën e Kampos.
Në një video tronditëse, një fermer ndodhet në dhomën e tij të deleve për të vlerësuar dëmin dhe përballet me realitetin e ashpër: dhjetëra prej tyre janë mbytur dhe janë shtrirë në tokë, ndërsa vetëm dhjetë kanë arritur të qëndrojnë gjallë dhe të shpëtohen. “Ky është fundi për ne”, dëgjohet të thotë fermeri.
Ndërkohë stuhia “Daniel” ka shkatërruar territore të tëra në të gjithë Greqinë. Në disa zona ka rënë aq shumë shi sa asnjëherë tjetër që nga koha e regjistrimit të reshjeve në vitin 1955.
Sidoqoftë meteorologët japin shpresë. Në zonat e pyermbytura në qendër të Greqisë vazhdojnë me intensitet aksionet e shpëtimit. Numri i viktimave është rritur ndërkohë në dhjetë vetë. Shumë banorë druajnë, se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.