Transmetuar më 09-09-2023, 10:20

Nga Lutfi DERVISHI

10 vjet më parë, PS erdhi në pushtet duke bërë shumë premtime që do t’i realizonte gjatë mandatit të parë. Në mes të mandatit të tretë jo vetëm nuk ka realizuar premtimet bazë, por ka përkeqësuar gjendjen, sidomos në luftën ndaj korrupsionit, kapjes shtetit dhe krimit të organizuar.

1. ZERO taksë për miellin, qumështin, bukën, vezët, ilaçet.

2. Ç’montim i monopolit dhe kartelit të grurit, sheqerit, orizit, vajit, barnave, karburanteve.

3. Ujë i pijshëm për të gjithë!

4. Zgjerimin e mëtejshëm të Portit të Durrësit

5. Pensione jo më të ulta se 40% e pagës mesatare!

6. Buxheti arsimit 5%

7. Fond për strehim të përballueshëm.

8. Miratim legjislacioni që të rrisë afatin e garancisë për blerjen e produkteve të reja elektronike, elektron shtëpiake dhe produkte të tjera të kushtueshme për familjet.

9. Do ta kthejmë Kuvendin nga një institucion monokratik ku ratifikohen vendimet autokratike të qeverisë, në qendrën e gravitetit politik e vendim marrës për Shqipërinë.

10. Dhe qershia mbi tortë: Lufta ndaj korrupsionit, kapjes shtetit dhe krimit të organizuar.

E shkruar e zeza mbi të bardhë në të vetmin program me shkrim që i gjendet sot PS-së: “Për ne socialistët nuk ka ekuivok: të qenit i varfër nuk do të thotë as të jesh fatkeq, as të jesh i paaftë, po të kesh një qeverisje të keqe”….

Mund të jetë një imazh i teksti

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd