Transmetuar më 08-09-2023, 14:49

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më 8 shtator se nuk ka kurrfarë diskutimesh lidhur me atë që serbët në veri të Kosovës “t’ua lëshojnë ndërtesat dhe pronat atyre të cilëve ato nuk iu përkisnin kurrë”.

Ai i bëri këto deklarata në ditën kur skadon afati për largimin e katër zyrtarëve të Serbisë nga një ndërtesë komunale në Mitrovicë të Veriut.

“Ne kemi treguar vullnet të mirë, kemi biseduar me përfaqësuesit e serbëve që të pranojnë dialogun për mbajtjen e zgjedhjeve në veri”, tha Vuçiç.