Transmetuar më 08-09-2023, 11:59

Sherr në një familje në Cërrik. I biri dhunon të atin, ai merr sopatën dhe kërcënon se do e vrasë. Rasti përfundon në polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për E. S., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, 42-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babit të tij, ndërsa 54-vjeçari ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), shtetasin E. S.

Shpesh rastet e dhunën në familje përfundojnë në tragjedi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd