Transmetuar më 07-09-2023, 22:53

PRAGE – Eshtë mbyllur në barazim 1-1 ndeshja në “Fortuna Arena” mes Çekisë dhe Shqipërisë.

Nuk kanë mundur të bëjnë asgjë më tepër kryesuesit e grupit tonë në shtëpinë e tyre edhe pse kaluan të parët në avantazh në minutën e 56-të.

Pavarësisht disavantazhit kuqezinjtë vazhduan një paraqitje shumë të mirë dhe arritën që brenda 10 minutave të rikthejnë barazpeshën e shifrave të golave, me perlën e Nedim Bajramit nga distanca.

Edhe në minutat në vazhdim kuqezinjtë patën disa raste për të kaluar në avantazh por deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit shifrat mbetën të pandryshuara 1-1 duke i ndarë dy skuadrave nga një pikë që për skuadrën tonë mund të quhet një objektiv i arritur duke marrë pike në transfertë ndaj një prej skuadrave më të forta të grupit.

Pas tre ditësh, tashmë në Tiranë do të presim Poloninë, një tjetër ndeshje kyçe për objktivin tonë.