Deputeti Gazment Bardhi ka zbuluar mbrëmjen e sotme se si e mashtroi Lulzim Basha me dorëheqjen dhe rikthimin në krye të PD-së.
Bardhi tha në një intervistë televizive se e ka pyetur në mënyrë të drejtëpërdrejtë Lulzim Bashën nëse do të rikthehej ose jo sërish në PD.
Ai deklaroi se Basha kishte mohuar ambicien e tij për të marrë sërish PD-në nën drejtimin e tij.
Deputeti theksoi se e kishte besuar mashtrimin e tij, pasi e konsideronte si një njeri të afërt.
“Nuk e dija që kishte ambicie për tu kthyer. E kam besuar si të sinqertë dorëheqjen e zotit Basha. E kam pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë kur nisi një seri takimesh me të rinjtë dhe ma ka mohuar. Më ka thënë që nuk kam ndërmend të kandidoj dhe të rikthehem në krye të PD-së.
E kam pyetur shumë kohë përpara zgjedhjes. E kam besuar si të vërtetë këtë pohim që më ka bërë se nuk kam pasur asnjë arsye për të besuar te një njeri i afërt i imi”, nënvizoi Bardhi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd