Transmetuar më 07-09-2023, 12:11

FIER- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtuar “Qafa e Koshovicës”, ku një automjet tip “Ford” me shofer një 39-vjeçar është përplasur më një automjet tip “Benz” me drejtues një 24-vjeçar.

Dy drejtuesit e automjeteve ndodhen në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:50, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin N. H., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. L., 24 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd